Zyrtare/ Ter Stegen kalon tek Ajaksi, huazim deri në fund të sezonit për gjermanin

Klubi i njohur holandez i Ajaksit ka zyrtarizuar sot afrimin e portierit Marc-André Ter Stegen. Gjermani transferohet në Amsterdam në formë huazimi nga Barcelona dhe do të qëndrojë në kampionatin holandez deri në fund të sezonit.
“Do ta çojmë Ajaksin në vendin që meriton”, – ka deklaruar fillimisht portieri gjerman, pas zyrtarizimit të tij te klubi holandez.
Ter Stegen është pjesë e Barcelonës që në vitin 2014, kur la Gjermaninë. Sezonin e fundit, në gjysmën e dytë të tij, ai u huazua te Girona, ndërsa tani vjen ky huazim tek Ajaksi. “Gardiani” 34-vjeçar e ka humbur vendin e titullarit te katalanasit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



