Zyrtarizohet data e “Finalissima 2026”, Spanjë-Argjentinë luhet më 27 mars në Katar

UEFA dhe Conmebol, bashkë me federatën spanjolle dhe atë argjentinase, kanë njoftuar sot zyrtarisht vendin, datën dhe orarin e “Finalissima 2026”.
Dy fituesit e titujve kontinentalë, Europianit 2024 dhe Kupës së Amerikës 2024, do të përballen në stadiumin “Lusail” të Katarit të premten e 27 marsit. Ndeshja që starton në orën 21:00 organizohet nga Komiteti Organizator Lokal i Katarit për eventet futbollistike.

Pas një bashkëpunimi mes UEFA-s dhe Conmebol, “Finalissima’ është futur si aktivitet me qëllimin për të bashkuar më të mirën e kombëtareve europiane dhe amerikano-jugore. Argjentina, kampione në fuqi e botës, fitoi edicionin e parë të “Finalissima” në 2022-shin, pasi mundi Italinë 3-0 në stadiumin “Wembley” të Londrës.
“Finalissima bashkon dy kampionë kontinentalë në një nga eventet më prestigjioze të futbollit, duke evidentuar efektin global të futbollit dhe lidhjen mes konfederatave tona. Mezi e presim këtë mbrëmje”, – ka deklaruar presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




