Zyrtarizohet shorti, gati kampionati U-16 për vajza

Basketboll | 3 vite më parë

Federata Shqiptare e Basketbollit të premten në mesditë ka zyrtarizuar shortin e kampionatit kombëtar të moshës deri në 16 vjeç për vajza. 12 skuadra, të cilat janë ndarë në dy grupe, ndërsa kampionati nis më 18 nëntor. Pas tërheqjes së goglave, drejtori i garave në Federatën Shqiptare të Basketbollit, Elton Saliaga, tregon dhe pritshmëritë për këtë kampionat. Aq më tepër që ka patur dhe rritje të numrit të ekipeve, krahasuar kjo me sezonin e kaluar.

“Nga 9 ekipe që ishin vjet, sivjet janë bërë 12. Çdo vit shtohen që do të thotë se çdo vit merren me vajzat dhe po përqendrohet e gjithë puna për rritjen e ekipeve të vajzave”, ka nënvizuar drejtori i garave në Federatën Shqiptare të Basketbollit, Elton Saliaga.

Një numër në rritje të ekipeve do të thotë që do të ketë një kombëtare më të fortë për vajza të moshës deri në 16 vjeç në garat ndërkombëtare? Saliaga thotë:

“Duke patur më shumë ekipe kemi më shumë mundësi për përzgjedhje dhe si të tilla do të kemi më shumë mundësi për ekipet kombëtare”, nënvizon Saliaga

Më poshtë po ndiqni kalendarin e javës së parë në të dy grupet A dhe B, kurse kampione në fuqi për moshën deri në 16 vjeç për vajza është Tirana.

KAMPIONATI KOMBËTAR I VAJZAVE U-16

SEZONI 2023-2024

GRUPI A

  • Përmeti
  • Vlora Basket
  • AB Durrës
  • Apolonia
  • Goga Basket
  • Partizani

JAVA E PARË (18 NËNTOR 2023)

Përmeti – Partizani

Vlora Basket – Goga Basket

AB Durrës – Apolonia

GRUPI B

  • Vllaznia
  • Marsi Basket
  • Liders
  • Teuta
  • Tirana
  • Superior Basket

JAVA E PARË (18 NËNTOR 2023)

Vllaznia – Superior Basket

Marsi Basket – Tirana

Liders – Teuta

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme