1 Maji në botë, protesta masive për Ditën e Punëtorëve

Botë | 6 muaj më parë

Nga Evropa në Amerikë dhe Azi, miliona qytetarë dolën në rrugë për të kërkuar kushte më të mira pune dhe më shumë siguri sociale në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në Turqi, forcat poliore përdorën gaz lotsjellës dhe arrestuan mbi 200  protestues që morën pjesë në demonstratat për të shënuar 1 Majin në Stamboll.

Sindikatat dhe shoqatat e shoqërisë civile organizuan  demonstratat e 1 Majit nën sloganin “Bukë. Paqe. Liri”. Siç ndodh prej 13 vitesh, protestuesit u ndaluan të marshonin drejt sheshit Taksim, vendi simbol ku në të kaluarën janë zhvilluar protesta antiqeveritare, pasi policia bllokoi rrugët që të çojnë drejt tij.

Mijëra qytetarë lanë punën në të gjithë Greqinë për të shënuar me protesta Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ndërsa sindikatat kryesore të vendit shpallën grevë 24-orëshe. Protestuesit kërkuan përmirësimin e kushteve të punës, paga më të larta, forcimin e kontratave kolektive në demonstratat mbarëkombëtare që paralizuan transportin dhe shërbimet publike “1 Maji duhet të jetë si një kujtesë se asgjë nuk është e garantuar pa luftë kolektive”- thanë sindikatat.

Protesta u mbajtën edhe në Francë, Gjermani e Spanjë me pjesëmarrje të lartë nga sindikatat dhe organizatat civile. Pagat e ulëta, mungesë e pushimeve dhe pasiguria në punë ishin ndër shqetësimet kryesore që punëtorët e sektorit privat në Kosovë shprehëm në protestën e 1 Majit.

Analistët vlerësojnë se protestat e këtij viti reflektojnë presionin në rritje nga inflacioni dhe pasiguritë ekonomike globale, duke e kthyer 1 Majin në një nga ditët më të rëndësishme të mobilizimit qytetar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme