“100 mijë shqiptarë me kuletë digjitale”/ Emir Allen: Kriptomonedha siguri për financat personale

Emir Allen, korçari i cili arriti majat e financës në Britani, sipërmarrës me mbi 15 vite përvojë, foli në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon për qasjen e shqiptarëve ndaj kriptomonedhave.
Ai tha se janë 100 mijë shqiptarë të cilët kanë një koletë digjitale. Sipas tij, kjo është mënyra më e sigurt për menaxhimin e financave personale.”
“Unë mendoj se janë 100 mijë shqiptarë të cilët kanë një kuletë digjitale. Përfshihen dhe trojet shqiptare. Sa I përket kapitalit që zotëron nuk mund ta themi. Një nga ofrimet e kriptomonedhave është siguria absolute, nëse nuk e ndan me publikun e gjerë, nuk ke si ta kuptosh se sa ke. Është mënyra më e sigurt për menaxhimin e financave personale.”
“Do të orfojmë një opsion ku mund të ndërthurim kriptomonedhat dhe shërbimin e së ardhmes. Synimi kryesor është bota e kriptos. Të ndërgjegjësohen njerëzit të marrin në duart e tyre financat e tyre dhe të thithin dhe investimet. Me mijëra kanë blerë bileta të konferencës tonë. Duhet të vijnë se kanë mundësi të jenë para pionerëve të kompanive.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



