1,000 vende pune të lira në Gjirokastër, refuzohen nga punëkërkuesit për arsye të ndryshme

Aktualitet | 1 vit më parë

Drejtoria Rajonale e Agjencisë Shtetërore të Punësimit në Gjirokastër ka realizuar gjatë këtij viti rreth 200 ndërmjetësime në punë, një shifër që lidhet ngushtësisht me zhvillimin e turizmit dhe hapësirat e ofruara nga fasoneritë që operojnë në qark.

Marseda Xarba, Drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Punësimit në Gjirokastër, thotë se sektori i shërbimeve dhe fasonerisë janë aktualisht më kërkuesit për fuqi punëtore.

“Deri më tani kemi patur diku te 200 ndërmjetësime të realizuara. Muajt e fundit kanë qenë shumë më të suksesshëm se muajt e fillimit të vitit dhe kjo lidhet dhe me truizmin në Gjirokastër. Sektorët që operohen më tepër është turizmi dhe rrobaqepësitë”, tha Xarba.

Por edhe pse ka një kërkesë të lartë, mbi 1000 vende pune rezultojnë ende vakante. Sipas saj, refuzimi nga ana e punëkërkuesve është një fenomen i përsëritur, ku arsyet lidhen me nivelin e pagave, kushtet e punës, por edhe largësinë e vendit të ofruar nga vendbanimi.

“Deri më tani janë hapur 1100 vende vakante nga të cilat janë arritur vetëm 200 ndërmjetësime. Kanë gjetur vetëm rreth 400 të tjera nga vendet vakante që ne kemi hapur”, tha ajo

Xarba thekson se përballë këtij realiteti, përpjekjet e agjencisë janë përqendruar te motivimi i të rinjve dhe grave që të integrohen në tregun e punës, si dhe në nxitjen e bashkëpunimit me bizneset që kanë nevojë për staf.

Gazetare: Enkeleda Domeri 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme