11 maji, Begaj pret kryesuesit e OSBE-ODIHR: Rëndësi, zgjedhjet e lira e të ndershme

Politikë | 1 vit më parë

Presidenti Bajram Begaj, ka pritur këtë të martë (6 maj) në një takim Ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

Biseda mes dyshes u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë e të ndershëm. Presidenti u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

“Me kryesuesin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri të OSBE-ODIHR-it, Lamberto Zannier, diskutuam për zgjedhjet e 11 majit dhe rëndësinë e një procesi të lirë, të drejtë e të ndershëm”, shkroi Begaj në rrjetin social Facebook.

Gjatë bisedës më Ambasadorin Zannier, Begaj vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të Diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme