11 Maji, LaCivita: Në SHBA flitet për Shqipërinë, të pavendosurit do përcaktojnë fatin e zgjedhjeve

Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita ka vlerësuar mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin.
Ai theksoi rëndësinë e këtyre ditëve të fundit si vendimtare për të ardhmen politike të vendit.
Sipas tij, fokusi i fushatës mbetet ekonomia, mirëqenia e qytetarëve dhe nevoja urgjente për një ndryshim qeverisës pas 12 viteve të qeverisjes aktuale.
Gjithashtu, LaCivita u shpreh se “votuesit e pavendosur janë ata që, në këtë moment, do të vendosin fatin e zgjedhjeve”, teksa u kërkoi kandidatëve që deri më 11 maj, të caktojnë një numër personazh në zonë e tyre që duan t’i sjellin më shumë, përveç atyre që i kanë të sigurt.
“Është thelbësore t’u flasim atyre dhe t’u shpjegojmë se si ekonomia dhe dështimi i Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit i ka ndikuar. Shpjegojani atyre. Tregojani atyre. Këta votues do të jenë më të prirur të na mbështesin. Nëse Edi Rama nuk e ka siguruar votën e tyre deri tani, nuk do ta sigurojë as në 10 ditët e ardhshme”, u shpreh La Civita.
Ai ka vënë në dukje më tej se si edhe në Shtetet e Bashkuara po diskutohet për zgjedhjet në Shqipëri, por lajmi i vërtetë sipas La Civitas është kur PD-ASHM të fitojë ndaj kryeministrit Rama.
“Po, ka. Ka një ndërgjegjësim edhe në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet që po vijnë në Shqipëri. Por lajmi i vërtetë, gjithsesi, do të bëhet kur të fitojmë dhe të mposhtim Edi Ramën”, tha La Civita.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



