110 vjet nga tragjedia malazeze në Shëngjin, homazhe për 400 emigrantët e mbytur në janar 1916
Është përkujtuar 110-vjetori i tragjedisë malazeze në Shëngjin, ku në janar të vitit 1916 humbën jetën 400 emigrantë, pasi anija që po udhëtonin ndeshi në një minë nënujore dhe u fundos.
Në nderim të viktimave, autoritetet malazeze e shqiptare, si dhe pasardhës të viktimave, bënë homazhe dhe hodhën kurora me lule në det, duke sjellë në kujtesë atë ngjarje, e cila konsiderohet si më tragjiket në historinë e shtetit malazez.
Përfaqësuesi i Pakicës Malazeze në Shqipëri, Marinko Culafic, tha se “emigrantët, të cilët u nisën nga Amerika për të luftuar në mbrojtje të atdheut të tyre, janë një shembull frymëzimi, ndërsa u shpreh se do të vijojnë përpjekjet për ngritjen e një memoriali përkujtimor për viktimat e kësaj ngjarjeje tragjike”.
Emigrantët që u mbytën në det, 3 milje larg Shëngjinit, po vinin nga Amerika për të luftuar në Mal të Zi, pavarësia e të cilit rrezikohej nga ushtritë e fuqive të mëdha, ndërsa nga kjo ngjarje asnjëri prej tyre nuk arriti të shpëtonte.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



