113-vjetori i Pavarësisë në Lezhë, ngrihet flamuri dhe vendosen lule pranë obeliskut Besëlidhja
113-vjetori i shpalljes së pavarësisë u shënua në Lezhë pranë obeliskut të “Besëlidhjes”, ku autoritetet vendore nderuan datën me ngritjen e flamurit dhe vendosjen e kurorave.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Pjerin Ndreu vlerësoi sakrificën e atyre që kontribuuan në pavarësinë e vendit, ndërsa prefekti Taulant Malshi theksoi nevojën për përkushtim të mëtejshëm.
“Shqipëria që nga ajo ditë ka pësuar shumë ndryshime. Rruga e pavarësisë nuk ka qenë gjithnjë e lehtë. Kemi kaluar nëpërmjet luftrave përpjekjeve për zhvillim por gjithsesi sot të gjithë ne jemi krenarë se gëzojmë lirinë., Në këtë liri jemi munduar e po mundohemi çdo ditë të ndërtojmë një jetë më të mirë për qytetarët tanë”, deklaroi Ndreu.
Nga ana e tij, prefekti i Qarkut Lezhë, Taulant Malshi u shpreh se Lezha ka qenë një prej kolonave të identitetit dhe historisë së kombit shqiptar.
“Lezha dhe trevat e saj në rrjedhën e historisë, ka qenë gjithnjë një prej kolonave të identitetit dhe historisë së kombit tonë me figurat që ka nxjerrë ndër vite, që me shpirtin e tyre atdhetar me veprimtarinë e tyre kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe dhe kanë kontribuuar për një komb më të bashkuar”, tha ai.
Aktiviteti në nder të ditës së pavarësisë mblodhi përfaqësues të komuniteteve fetare dhe dhjetëra qytetarë që iu bashkuan ceremonisë përkujtimore.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




