16 trofe të fituara si president i Interit, Massimo Moratti feston 80-vjetorin

Sot feston ditëlindjen e 80-të ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti. I lindur më 16 maj 1945 në Bosco Chiesanuova (Verona), Moratti bleu Interin në 1995, që më parë ishte në pronësi të babait të tij Angelo.
Si pronar i klubit zikaltër, ai fitoi 16 trofe në 18 vjet. Edhe sot bën jehonë fitimi i “tripletës” së famshme nga Interi i tij në vitin 2010.
Në mesin e viteve ’90, Interi donte të thoshte përsëri fjalën e tij pas disa vitesh të vështira, ndonëse i rrethuar nga fitorja e Kupës UEFA në 1994. Kështu Ernesto Pellegrini ia shet klubin zikaltër një sipërmarrësi me një emër me peshë: Massimo Moratti.
Po, pikërisht ai Moratti; djali i Anxhelos, i cili si president, nga ’55 deri në ’68, kishte fituar dy Kupa të Kampionëve me zikaltërit me magjistarin Helenio Herrera në pankinë. Më 18 shkurt 1995, Moratti fitoi zyrtarisht klubin dhe menjëherë kuptoi se, për të filluar nga e para si Inter, duheshin trajtuar dy aspekte: morali i tifozëve dhe cilësia e ekipit. Ka vetëm një zgjidhje: përfshirja e kampionëve të mëdhenj në skuadër. Blerja e parë e drejtuesve të rinj do të jetë ajo e Javier Zanettit, i cili më pas do të bëhet kapiteni i shumë sukseseve të zikaltërve.
Rrugëtimi fantastik i Morattit përfundoi në vitin 2014: ai do të japë dorëheqjen si president atë vit dhe me shitjen e shumicës së klubit te grupi kinez Suning në qershor 2016, do të largohet edhe nga Interi si aksionar, pas 21 vitesh.
Etiketimi si “humbës” ka kohë që është hedhur poshtë; Në Milano janë rikthyer flamujt blu e zi për të festuar 16 trofe (5 kampionate italiane, 4 kupa italiane, 4 superkupa italiane, një Champions League dhe një Botëror për Klube) të fituara nën drejtimin e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




