20 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 3 ende aktive. Përmirësohet situata në Parkun e Lurës

Aktualitet | 1 vit më parë

Tre vatra zjarri janë aktive në vend, ndërsa 17 të tjera janë shuar në 24 orët e fundit. Në një përditësim lidhur me situatën, Emergjencat Civile bëjnë me dije se Parkun e Lurës, flakët janë vënë nën kontroll. Situata po mbahet nën monitorim,  ndërsa në terren janë 4 forca të ADZM dhe 5 forca bashkiake për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.

Ndërkohë aktive vijon të jetë vatra e zjarri në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë” në Dibër, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë.

Edhe në Shkodër, në vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarri në një sipërfaqe me lis dhe shkurre. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është rreth 5 ha. Në Gjirokastër, prej ditës së djeshme është përfshirë nga flakët pika e grumbullimit të mbetjeve, ndërsa në terren për shuarjen e zjarrit ndodhet grupi i shërbimit me një mjet zjarrfikës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme