“22 ëndrra” nga Mihallaq Andrea – Kantautori korçar që ka gjetur veten edhe si shkrimtar

Kulturë | 1 vit më parë

Këngëtari korçar i serenatës Mihallaq Andrea prej disa vitesh ka gjetur veten edhe si shkrimtar. Ai sapo ka përfunduar librin e tij të katërt me tregime të titulluar “22 Ëndrra”.

“Libri ka temë kuptimin e jetës edukative, ka satirë brenda, shpresoj që njerëzve ti vjel ky libër”, u shpreh autori Andrea.

Megjithëse pasioni për letërsinë i ka lindur qysh në moshë të re, Mihallaqi nuk e quan veten shkrimtar. Ai tregon se librat e tij janë pëlqyer, ndaj edhe do të vijojë të shkruajë, e sigurisht edhe të këndojë.

“Unë kam ëndërruar  të shkruaj dhe në fakt dhe kur isha në shkollë bëja hartime shumë të mira”, tha ai.

Mihallaq Andrea ka botuar më parë edhe tre libra të tjerë romanet Margarita, Dorëshkrimi i pambaruar dhe Deputeti.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme