Merz: Gjermania nuk do t’i bashkohet iniciativës së aleatëve për të njohur shtetin palestinez

Botë | 1 vit më parë

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Gjermania nuk do t’i bashkohet një nisme të aleatëve perëndimorë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm.

Deklaratën Merz e bëri gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin kanadez Mark Carney, i cili tha muajin e kaluar se Kanadaja planifikon të njohë shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Britania.

“Pozicioni i qeverisë federale është i qartë, për sa i përket njohjes së mundshme të shtetit të Palestinës. Kanadaja e di këtë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj nisme. Ne nuk i shohim kërkesat të përmbushura“, tha Merz.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme