23-vjetori i dekorimit të Baba Hekuranit – Kleriku u nda nga jeta në shkurt të këtij viti

Aktualitet | 2 vite më parë

Në këtë ditë të shënuar morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, personalitete si dhe besimtare  çka  tregon se trashëgimia dhe ndikimi i Baba Hekuranit janë ende të pranishme dhe të gjalla në zemrat e komunitetit.

“Ai gjithmonë ka predikuar që bektashinjtë duhet të jenë njerëz të mësuar, njerëz liberal, të jenë të përmbajtur”, u shpreh Pëllumb Xhufi, historian.

“Është Baba Hekurani ai që ka lartësuar Teqenë e Baba Aliut këtu ku jemi ne sot në Alipostivan”, tha historiani Kastriot Bezati.

Besimtarët bektashinj  kujtojnë me lot në sy momentet me Baba Hekuranin.

Gazetari i RTSH Norel Zaimi kishte përgatitur edhe një dokumentarë i cili u transmetuar gjatë ceremonisë përkujtimore.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme