3 mln qytetarë për 5 muaj në doganën Morinë-Vërmicë, Rama: Shembull suksesi në bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë

Ministri i Financave Petrit Malaj së bashku me homologun nga Kosova, Hekuran Murati kanë zhvilluar një vizitë të përbashkët në pikën doganore Morinë-Vërmicë, ku kanë konfirmuar angazhimin e përbashkët rritjen e cilësisë së shërbimit me qëllim garantimin e funksionimit të plotë 24/7 ditë.
Kjo pikë doganore në periudhën janar-maj 2025 ka përballuar një fluks prej 3 milionë qytetarë dhe 1.1 milionë automjete.
Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili e cilësoi doganën Morinë – Vërmicë, si një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Dogana Morinë – Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eleminuar çdo vonesë“, shkruan Rama në Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




