3 orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Aktualitet | 11 muaj më parë

Do të vijojë edhe këtë të premte bllokimi i aksit Kakavijë-Janinë si pasojë e protestave që fermerët grekë po mbajnë prej disa javësh.

Policia Kufitare e Kakavijës pas njoftimit nga pala greke, ka bërë me dije se nga ora 19:00 e deri në 22:00 të ditës së sotme (19 dhjetor) do të jetë i bllokuar aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

Policia kufitare ka sqaruar se do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet e emergjencave shtetërore.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme