3 raste të reja me fruth, mosha më e prekur 5-9 vjeç

Shkon në 34 numri i fëmijëve të prekur me fruth në të gjithë vendin, ku 3 rastet e reja javë konfirmuar këtë javë. Sipas mjekëve 3 rastet e reja me fruth u konfirmuar mes 23 fëmijëve të dyshuar. Njëri prej fëmijëve të prekur është shtruar këtë javë në spital për ndihmë mjekësore.
Grup-mosha më e prekur nga fruthi është ajo 5-9 vjeç. Numri më i lartë i rasteve i përket Tiranës me 21 raste ose 62% e totalit, ndërsa vërehet se incidencën më të lartë e ka Durrësi me 4.7 raste/100 000 banorë.
Lidhur me raportimet e rasteve me grip apo infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes kanë shënuar në rënie të lehtë javën e fundit. ISHP raporton se janë regjistruar14.927 raste me infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendra shëndetësore dhe spitale.
Sipas ISHP qytetet me rritje të rasteve me grip apo infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes kanë qenë në Gjirokastër, Krujë, Kukës, Mirditë dhe Peqin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




