“3 tituj në sezonin e parë”, Flick është “mbreti” i ri në Barcelonë

Nëse pas një viti të vështirë, Barcelona është rikthyer të argëtojë dhe të argëtohet këtë sezon, meritat i shkojnë kryesisht trajnerit të saj të ri Hans-Dieter Flick.
Pasi mbërriti në verë pas aventurave prestigjioze me Bayernin e Mynihut dhe kombëtaren gjermane, trajneri nga Heidelberg arriti të fitonte tre trofe në tentativën e parë: Superkupën e Spanjës më 12 janar, duke mposhtur Real Madridin 5-2; Kupën e Mbretit më 26 prill, duke mundur sërish Realin, këtë herë 3-2; dhe në fund LaLiga, pasi i mposhti edhe një herë “blancos” në “El Clasicon” e javës së mëparshme të kampionatit.
I ekuilibruar, i respektuar dhe larg prototipit të “rreshterit”, prandaj është edhe shumë i vlerësuar nga skuadra: kështu 60-vjeçari ka hyrë shpejt në zemrën e Barçës, një skuadër të cilës i ka kthyer lojën, rezultatet dhe mbi të gjitha besueshmërinë kombëtare/ndërkombëtare. Ky është edhe rezultati i përmbysjeve rikthimeve të arritura, e fundit prej të cilave ishte kundër Real Madridit në Montjuic.
Dhe pak rëndësi ka që Barcelona është jashtë Ligës së Kampionëve – meqë ra fjala, në Katalonjë shiu i kritikave dhe akuzave ndaj vendimeve të arbitrit Marciniak në San Siro nuk ndalet – sepse Barcelona e Flick-ut jo vetëm që i është kthyer fitores, por e ka bërë këtë duke respektuar plotësisht ADN-në e saj: rritjen e talenteve të rinj. Dhe mbi të gjitha, duke dominuar rivalin e përjetshëm në të tre rastet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




