30 vite anëtarësim në KiE dhe “Venecia”, Manja: Kur ka folur Komisioni i Venecias, politika në Tiranë ka reflektuar
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në fjalën e tij hapëse në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, deklaroi se Komisioni i Venecias ka dhënë një kontribut të çmuar në reformën në drejtësi dhe në të gjitha proceset demokratike që kanë shoqëruar vendin tonë.
Manja theksoi se kur ka folur “Venecia”, politika në Tiranë ka reflektuar. Ai shtoi gjithashtu se, opinionet dhe këshillat e dhëna nga Komisioni i Venecias, gjenden sot të reflektuara në legjislacionin e brendshëm shqiptar.
“Ky komision ka dhënë kontribut të çmuar jo vetëm sa i takon reformës në drejtësi, por gjatë gjithë proceseve demokratike që kanë shoqëruar Shqipërinë.
Opinionet dhe këshillat e komisionit të Venecias, s’kemi pasur dallime. Kur ka folur Venecia, politika në Tiranë ka reflektuar. Shumë nga opinionet e sugjerimet janë pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm”, deklaroi Manja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




