39 ndeshje pa humbje në transfertë, PSG thyen rekordin e Milanit të Sakit

39 ndeshje pa humbur larg shtëpisë. Paris Saint-Germain, me barazimin 1-1 ndaj Nantes, theu një tjetër rekord duke kaluar Milanin e vitit 1993 të drejtuar nga Arrigo Saki: “luftanija” kuqezi ndaloi në 38 ndeshje pa njohur humbje në transfertë. Një sukses historik, në pesë ligat evropiane, askush nuk ka bërë më mirë se francezët e drejtuar nga Luis Enrique.
Asnjë humbje deri tani për parisienët që tashmë kanë festuar titullin falë 24 fitoreve dhe 6 barazimeve të arritura falë 83 golave të shënuar, diferencë e pakalueshme për Marsejën dhe Monakon.
Ky rekord fillon pas një disfate në Monako më 11 shkurt 2023 (1-3), dhe më pas skuadra parisienë koleksioni 39 rezultate pozitive radhazi në transfertë në Ligue 1, me 30 fitore dhe 9 barazime.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




