“3D” Ben Andoni: Shqiptarët nuk e kuptojnë se Festa e Flamurit është festa më e madhe kombëtare

Aktualitet | 11 muaj më parë

Në emisionin “3D” të moderuar nga Alban Dudushi në RTSH 1HD, tema e mbrëmjes ishte Dita e Pavarësisë, ku u diskutua mbi rrugëtimin historik, sakrificat dhe të ardhmen e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

I ftuar në studio, studiuesi Ben Andoni shprehu shqetësimin e tij se sot vetëm një grup i vogël intelektualësh dhe atdhetarësh shqiptarë e urojnë 28 Nëntorin, ndërsa pjesa më e madhe e shoqërisë nuk e kupton se kjo është “Festa mbi festa”.

Andoni theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë për të afruar shqiptarët me vendin e tyre dhe të kthehet në një ditë paqëtimi.

 “Shqiptarët këtë ditë duhet të jenë më afër Shqipërisë dhe duhet të jetë një ditë paqëtimi, gjë që për mua nuk më lë këtë përshtypje dhe më duket e pamundur që edhe opozita të jetë bashkë,” u shpreh ai.

Duke folur për rëndësinë e festës në nivel kombëtar, studiuesi shtoi se do të dëshironte që Kosova ta festonte këtë ditë të madhe në Shqipëri, si një simbol i unitetit të gjithë shqiptarëve. “Do të doja që Kosova ta festonte në Shqipëri këtë ditë të madhe për gjithë kombin tonë,” tha Andoni.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme