“3D” – Gjikondi: Protesta e PD para Kryeministrisë, për interes të Berishës se u thirr për 21 Janarin. Pjesëmarrja e ulët, dramatike për opozitën
Analistja Brizida Gjikondi ka komentuar aksionin e Partisë Demokratike me nisjen e “foltores” përpara Kryeministrisë, në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH. Sipas saj, protesta u organizua kryekëput për interesa personale të Sali Berisha pas thirrjes së tij në SPAK për çështjen e 21 Janarit.
“Mendoj se protesta është bërë kryekëput për interes të Sali Berishës pas thirrjes në SPAK. Kjo ishte protestë e nxituar dhe e papërgatitur, pasi asnjëherë nuk ka pranuar të përballet për 21 Janarin. Ai sa herë ka kështu problemesh përpiqet të gjëje një kupolë ku të fshihet”, tha ajo.
Analistja theksoi se pjesëmarrja e ulët në protestë ishte dramatike dhe tregues i një opozite që nuk frymëzon qytetarët.
“Për një opozitë që duhet të ishte përfaqësuese e shqiptarëve, numri i ulët është tregues dhe në këtë protestë ishte dramatike. Për PD numri i ulët duhet ti bëjnë të reflektojnë, mendoj se rruga është frymë dhe nerv dhe nuk mund të pranohet që të ketë një përfaqësi aq të vogël dhe të mos arrijnë ta ngrenë këtë frymë. Shqipëria ka plot çështje që mund të ngrihesh dhe PD ka mjetet për të krijuar referendum dhe ngritur protestat, por nuk frymëzon njerëzit”, tha Gjikondi.
Gjikondi vlerësoi se udhëheqësit aktualë të PD-së nuk kanë moralin për të drejtuar opozitën, duke shtuar se “Berisha e ka kryer ciklin e tij në parti”.
“Ata që janë në krye të PD nuk kanë moralin që të udhëheqin protestën dhe prandaj Rama është në komoditetin e tij maksimal. Berisha e ka kryer ciklin e tij dhe nuk çfarë i jep më opozitarizmit dhe PD”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




