“3D”- Zgjedhjet në Kosovë, gazetari Hitaj: Diferenca është ngushtuar, një koalicion i gjerë opozitar, i mundshëm
Gazetari Arbër Hitaj, në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, lidhur me zgjedhjet në Kosovë, u shpreh se e sheh formimin e një koalicioni të gjerë opozitar mjaft të mundshëm, i cili, sipas tij, mund ta kalojë Kurtin në opozitë. Hitaj, analizoi situatën politike bazuar në sondazhe dhe atmosferën parazgjedhore.
“Diferenca është shumë e vogël nga ajo që kam parë në sondazhet mes kampit opozitar dhe VV-së. Nga ajo që shoh krahasuar me zgjedhjet vendore, është se ka një koalicion të gjerë opozitar që mund ta çojë në opozitë Kurtin”, tha Hitaj.
Sipas Hitajt, epoka e dominimit të Vetëvendosjes po zbehet. Për më tepër, Hitaj solli në vëmendje precedentin e zgjedhjeve lokale, ku opozita aktualisht qeveris në më shumë komuna sesa partia në pushtet.
“Ka një eufori pozitive te opozita krahasuar me zgjedhjet e mëparshme,”, përfundoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




