4 dekada marrëdhënie Shqipëri-Spanjë/Hoxha: Mirënjohje për mbështetjen drejt anëtarësimit në BE

Aktualitet | 5 muaj më parë

40 vite pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëria dhe Spanja gëzojnë sot një partneritet të ngushtë si aleate në NATO dhe bashkëpunëtore në procesin e integrimit evropian. Me rastin e 40-vjetorit të këtyre marrëdhënieve, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, shprehu mirënjohjen ndaj Spanjës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sot si kurrë më parë, objektivi strategjik, për anëtarsimin në BE duket më në fund në horizont. Ne e shohim këtë rrugëtim jo vetëm si një sukses kombëtar por dhe si një dëshmi të fuqisë transformuese të vizionit evropian”, u shpreh ministri.

Ndërsa ambasadori spanjoll konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejtë BE-s.

Ky përvjetor vjen në një moment kur marrëdhëniet tona janë më të fuqishme  se kurdo. Është shumë e rëndësishme që të kemi një proces ratifikimi për aksesin e Shqipërisë në BE. Spanja ka qen dhe do të jetë një mbështetëse shumë e madhe e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Europian.

 Kur marrëdhëniet diplomatike u rivendosën në vitin 1986, Shqipëria ishte ende e izoluar pas Perdes së Hekurt, teksa Spanja po konsolidonte tranzicionin e saj të jashtëzakonshëm demokratik dhe të ardhmen evropiane.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme