4 ditë para sulmit të 7 tetorit, Izraeli kishte pikasur lëvizjet e Hamasit

Botë | 2 vite më parë

Katër ditë para 7 tetorit, ushtarët e mbikëqyrjes në bazën Nahal Oz të IDF-së vëzhguan anëtarët e forcave komando të Hamasit Nukhba që merrnin pjesë në një stërvitje të madhe përgjatë kufirit të Gazës.

Sipas raportit të transmetuar nga mediat izraelite, stërvitja ushtarake e parregullt përfshinte gjuajtjen e raketave në të njëjtën kohë kur personat e armatosur të Hamasit praktikonin sulmin ndaj tankeve izraelite.

Por një burim i mbrojtjes i cituar në raport thotë se komandantët e hodhën poshtë atë si “një stërvitje tjetër” kur u alarmuan nga trupat e mbikëqyrjes.

“IDF po heton ngjarjet e 7 tetorit. Qëllimi i hetimeve është të mësojnë dhe nxjerrin mësime për vazhdimin e luftimeve. Hetimet aktualisht janë duke u kryer dhe kur të përfundojnë, gjetjet do të prezantohen në mënyrë transparente për publikun”, thuhet në reagimin e ushtrisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme