4 kandidatë për kreun e SPAK, Berisha: Mbështes këdo që zbaton ligjin, besimi im politik është Kushtetuta

Aktualitet | 11 muaj më parë

Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas paraqitjes së përvajshme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) u pyet nëse do e njohë kreun e ri të SPAK i cili pritet të marrë detyrën gjatë muajit dhjetor. Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se mbështet çdo prokuror e gjykatës, ndërsa shton se besimi i tij politik është Kushtetuta dhe ligji.

“Siç e sheh unë jam këtu dhe njoh çdo institucion të këtij vendi. Janë 4 kandidatë. Një nga të katërt, s’kam asnjë lidhje e dijeni për asnjë prej atyre që zgjidhen, Uroj të jetë i pakapur nga krimi.

Absolutisht unë mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic dhe cilindo që zbaton ligjin. Unë jam njeri i shtetit ligjor.

Besimi im politik është Kushtetuta dhe ligji”, deklaroi Berisha.

Gara për kreun e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar do të zhvillohet mes katër emrave: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, dhe Adnan Xholi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme