4200 viktima të dhunës përfituan mbështetje gjatë vitit

Sociale | 2 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha të mërkurën gjatë aktivitetit të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me temë “Dhuna me bazë gjinore në hapësirën dixhitale”, se fenomeni i dhunës në Shqipëri, po përshkallëzohet si pasojë e efekteve të botës dixhitale në këtë fenomen. 

Në kuadër të fushatës së 16 ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, zonja Koçiu tha se fatkeqësisht gratë janë më të ekspozuara.

“Në Shqipëri, si rezultat edhe i anketimeve, gjysma e grave dhe vajzave kanë përjetuar të paktën një episod dhune në jetën e tyre, qoftë fizike, psikologjike apo seksuale. Këto janë të dhëna të papranueshme, por që fatkeqësisht bota dixhitale shpesh i përshkallëzon” tha ministrja Koçiu.

Sipas saj “Dhuna dixhitale dhe psikologjike është një problem global, nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri, por shpesh ajo ka dimensione të fshehta që është i vështirë për t’u kapur në kohë dhe për t’u trajtuar”, tha Koçiu.

“Në Shqipëri, në kuadër të strategjisë kombëtare për barazinë gjinore 2021-2030, kemi vendosur të ndërmarrim masa të forta për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, përfshirë edhe ato nga teknologjia” tha zonja Koçiu.

Sipas saj  4200 viktima të dhunës kanë përfituar mbështetje gjatë vitit 2024, ndërsa në bashkëpunim me partnerët janë përforcuar programet e ndërgjegjësimit. 

Sipas ATSH

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme