5 mungesa në stërvitje, Francën e shqetësojnë dëmtimet dhe “virusi

Dy ditë nga finalja e Kupës së Botës dhe Franca është në alarm për shkak të mungesave të disa lojtarëve në stërvitje. Sipas “L’Equipe”, Didier Deschamps-it i është dashur që të bëjë llogaritë sot me plot pesë mungesa në grup.
Virusi – Ashtu siç pritej dy të infektuarit e parë me “virusin e deveve”, Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano kanë infektuar dhe tre lojtarë të tjerë. Siç dihet ky virus është shumë i ngjashëm me “covid-19” dhe “mers”-in dhe për këtë arsye transmetohet shumë lehtë. Ditën e sotme “L’Equipe” zbuloi se Kingsley Coman nuk është shëruar ende nga ky virus ndërkohë që llogaritë me këtë sëmundje tani duhet t’i bëjnë dhe Raphael Varane e Ibrahima Konaté.
Të dëmtuarit – Nga ana tjetër stërvitjen e sotme e humbën edhe Aurelien Tchuaméni e Theo Hernández. I pari ka pësuar një dëmtim të lehtë në artikolacionin kokso-femoral ndërsa mbrojtësi i Milanit ka marrë një goditje të fortë në kavilje. Që të dy lojtarët e talentuar janë lënë jashtë programit të ditës së sotme pasi stafi mjekësorë nuk do që të rreziokojë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



