55 vite më parë është luajtur “Ndeshja e Shekullit”

Më 17 qershor, 55 vjet më parë, në stadiumin “Azteca” në Mexico City, u luajt ajo që ka hyrë në histori si “Ndeshja e Shekullit”.
Italia mundi Gjermaninë Perëndimore 4-3 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1970 në fund të një ndeshjeje të paharrueshme.
Lojtari i Interit, Boninsegna, i dha “të kaltërve” epërsinë pas minutës së 8-të dhe në kohën shtesë të pjesës së dytë, lojtari i Milanit, Schnellinger, barazoi për Gjermaninë. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
Në kohën shtesë, epërsia e përkohshme e Gjermanisë u shënua nga golashënuesi më i mirë i turneut, Gerd Müller. Para përfundimit të shtesës së parë, Burgnich dhe Riva e përmbysën përsëri rezultatin. Në minutën e 110-të, i zakonshmi Müller (10 gola në turne) e çoi rezultatin në 3-3.
Pak sekonda më vonë vjen goli vendimtar i Gianni Riverës, që vulosi fatin e një ndeshjeje që është futur në librat e historisë.
Rekordi prej 5 golash në kohën shtesë në një Kupë Bote mbetet në fuqi prej 55 vitesh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




