6 janari/ Paneli i Kongresit nxjerr raportin përfundimtar, akuza Trump për komplot shumëpjesësh

Botë | 4 vite më parë

Paneli i Kongresit që heton sulmin e 6 janarit në Kapitolin e SHBA ka publikuar raportin e tij përfundimtar, duke akuzuar ish-presidentin Donald Trump për një “komplot shumëpjesësh” për të penguar vullnetin e popullit dhe për të përmbysur demokracinë. I ndarë në tetë kapituj, raporti prej 845 faqesh përfshin gjetjet, transkriptet e intervistave dhe rekomandimet legjislative, duke përfaqësuar një nga portretet zyrtare më të tmerrshme të një presidenti në historinë amerikane.

Publikimi i raportit vjen vetëm tre ditë pasi komiteti i përzgjedhur rekomandoi akuza penale kundër Trump. Paneli , i cili do të shpërndahet më 3 janar, kur republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, kreu më shumë se 1000 intervista, mbajti 10 seanca dëgjimore, disa të transmetuara në televizion dhe mblodhi më shumë se një milion dokumente që nga formimi në korrik të vitit të kaluar.

Raporti paraqet një përshkrim të thellë dhe të detajuar të përpjekjes së Trump për të përmbysur humbjen e tij nga Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe atë që paneli thotë se ishte fajësia e tij për një kryengritje të dhunshme nga mbështetësit e tij.

Është e vërtetë që Trump e dinte se ai humbi, por gjithsesi u bëri presion zyrtarëve shtetëror dhe zëvendëspresidentit Mike Pence për të përmbysur zgjedhjet, dhe ishte drejtpërdrejt përgjegjës për thirrjen e asaj që u bë një turmë e dhunshm” duke refuzuar thirrjet e përsëritura nga ndihmësit e tij për të dënuar rebelët ose për t’i inkurajuar ata të largohen.

“Shkaku qendror i 6 janarit ishte një njeri, ish-presidenti Donald Trump, të cilin e ndoqën shumë të tjerë”, thuhet në përmbledhjen ekzekutive të dokumentit. Asnjë nga ngjarjet e 6 janarit nuk do të kishte ndodhur pa të.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme