922 milionë euro për 3 vjet, si do të lëvrohet fondi i Planit të Rritjes në veprat shqiptare
922 milionë euro financime të sigurta mund të ndiqen lirisht në internet.
Si realizim, verifikim nga Komisioni Europian dhe lëvrim fondesh, një sërë projektesh në energjetikë e digjitalizim kanë dalë tashmë nga letrat e projektit.
Tabela e monitorimit, e para në vendet e rajonit për Planin europian të Rritjes, mundëson ndjekjen në kohë reale të realizimit të fondeve përkatëse.
Aktualisht tre prej tyre, rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës, digjitalizimi i sistemit të shpërndarjes së energjisë dhe linja 220 kilovolt me qark të dyfishtë për Tiranën kanë ecurinë më të madhe, siç e tregon ngjyra e gjelbër në grafikun e mëposhtëm.

Ndjekja në kohë reale është pjesë e transparencës së premtuar, si dhe asaj që vetë Komisioni Europian e konsideron mekanizëm jetik për ritmin drejt objektivit trevjeçar të përmbushjes së plotë të tij.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




