Nafta e lirë, fermerët hezitojnë

Ekonomi | 6 vite më parë

Qeveria shqiptare ka marrë përsipër të paguajë nga buxheti i vet i vitit 2021, rreth 1 miliardë lekë, me synim mbështetjen e fermerëve shqiptarë nëpërmjet subvencionimit të çmimit të naftës. 
Nga çmimi mesatar vjetor i naftës zbriten:
1.    Akciza            37 lekë/litër
2.    Taksa e qarkullimit    27 lekë/litër
3.    Taksa e karbonit     3 lekë/litër
Në total        67 lekë/litër
TVSH respektive (20 %)    13,4 lekë
TOTAL             80.4 lekë

Shpërndarja e naftës bëhet vetëm për fermerin e regjistruar me NIPT, në bazë të sipërfaqes të deklaruar. Nëpërmjet platformës online, fermeri i pajisur me NIPT duhet të bëjë deklarimin e sipërfaqes së tokës, për të llogaritur naftën që i nevojitet. 
Subjektet përfitues duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a)    Fermerët individual duhet të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv;
b)    Të kenë tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës
c)    Madhësia totale e fermës duhet të jetë me sipërfaqe jo më pak se 0.4 Ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 Ha;
Përfitimi i sasisë së naftës falas, është:
d)    100% e sasisë për subjektet me sipërfaqe deri ne 10 Ha;
e)    Subjektet me sipërfaqe mbi 10 Ha, përfitojnë sasinë e naftës me normativë të reduktuar.

Qeveria ka llogaritur se në total nga skema e re pritet të përfitojnë 70 mijë fermerë. Subvencioni pritet ta bëjë më konkurrues fermerin shqiptar dhe produktet e fshatit, duke sjellë uljen e çmimeve të këtyre produkteve. 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme