Gjirokastër/ Nis puna për rivitalizimin e sheshit Çerciz Topulli

Ekonomi | 6 vite më parë

Nis puna për rivitalizimin e  sheshit Çerciz Topulli dhe ndërtimit të  parkimit nëntokësor, në Pazarin e vjetër të Gjirokastrës.Për të arritur akomodimin e të gjitha automjeteve dhe mjeteve të transportit të turizmit, qeveria shqiptare dhe bashkia Gjirokastër, nisën sot këtë projekt madhor ,në këtë zonë të qytetit.Ky projekt ,mendohet t’i jap fund kaosit të qarkullimit në këtë pjesë të qytetit.Fondi për këtë projekt kap vlerën e mbi 292 milionë lekëve , ndërsa afati i punimeve është dhjetor 2020.

Teksa ka  parë nga afër nisjen e punimeve të këtij projekti strategjik ,kryebashkiaku Flamur Golemi u shpreh se politikat e fundit turistike dhe rritja e normave të turizmit i kanë dhënë një nxitje trafikut në zonë, veçanërisht në sezonin e lartë të turizmit, duke ushtruar presion në rrjetin rrugor dhe duke rritur kërkesën për parkim.

“Për këtë arsye ky investim do të jetë një frymarrje për të gjitha bizneset, por edhe banorët. Me kryerjen e këtij investimi publik, do të rritet në vazhdim interesi për çeljen e bujtinave të reja në qendrën historike”, thotë Golemi

  Sheshi “Çerçiz Topulli” i ndërtuar rreth viteve 60 është realizuar me mbushje në relievin ekzistues të kodrës së kalasë dhe mbajtja e tij me një mur perimetral masiv prej guri nga 6-8 m i lartë. Kufijtë e tij janë përcaktuar dhe përkufizuar me objektin e hotel Turizmit “A.Z.Çajupi” dhe murin në “këmbët” e godinës se Bashkisë në Jug. Dimensioni total i sheshit në kushtet aktuale është 37x110m. Projekti ka marrë parasysh këtë dimension gjeometrie  për të parë mundësinë se çfarë numri makinash mund të sigurohen potencialisht si maksimum nga një parkim nëntokësor pa ndryshuar morfologjinë ekzistuese të sheshit. Me 1 kat parkim realizohen 98 makina me 2 kate 198 makina dhe me 3 kate 298 makina.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme