Qeveria merr vendim: Shpërblen bluzat e bardha dhe efektivët e policisë për festat e fundvitit

Ekonomi | 6 vite më parë

Qeveria shqiptare miratoi ndryshimet në ligjin “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, ç’ka i hap rrugën dhënies së shpërblimit në fund të vitit për sektorin e shëndetësisë dhe Policisë së Shtetit.

Vendimi është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Me anë të një vendimi qeveria kishte ndaluar dhënien e shpërblimeve në fund të vitit.

Por, sipas ndryshimeve të miratuara, nga ky vendim përjashtohen sektori i shëndetësisë dhe Policia e Shtetit.

“Në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, thuhet në vendin.

Më herët qeveria ka miratuar një tjetër vendim i cili i hap rrugën rritjes me 40% të pagave për mjekët, infermierët dhe laborantët në të gjithë vendin. Kjo për shkak të situatës me të cilën ata po përballen për shkak të pandemisë së virusit Sars-Cov-2.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme