Edicioni i tretë i Bienales së Karikaturës, mbi 70 artistë nga bota bëhen pjesë e ekspozitës

Sociale | 2 vite më parë

Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko NIKOLLA vjen më edicionin e saj të tretë. Mbi 70 artistë nga e gjithë bota janë bërë pjesë e Bienales duke ekspozuar në Shqipëri punimet e tyre të cilat janë ekspozuar në Galerinë e Artit Tiranë.

“Të bashkëjetosh në një botë digjitale”, si edhe portreti i politikanit Dritan Abazoviç janë dy temat mbi të cilat artistët punuan për këtë edicion të tretë”, tregon Flora Nikolla, drejtoreshë e Bienales.

Disa prej artistëve u shprehën jo optimist për të ardhmen e këtij arti, kjo sipas tyre ka disa arsye .

Bienalja e tretë Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla” do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 8 deri në 10 nëntor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme