Pas një pune voluminoze, piktori Ilir Butka ekspozon 90 piktura

Piktori Ilir Butka ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive gjatë gjithë karrierës së tij teksa për herë të parë ka çelur ekspozitën personale.
Një punë voluminoze 4 vjeçare u përmbyll me ekspozimin e 90 pikturave të cilat tashmë takohen me artëdashësit. Ai thotë se ky moment është më i rëndësishmi në karrierën e tij artistike.
“Jam goxha edhe klasiken, mënyrës si janë ndërtuar. Përgjithësisht jam munduar ta zhvesh, jam larguar nga narrativja”, u shpreh piktori.
Kuratori Petraq Papa, një mik i kahershëm me piktorin e përkufizon pikturën e Butkës si realiste dhe abstrakte, të ndara në dy pjesë por që rrinë mirë pranë njëra tjetrës përqafuar.
Ekspozita Dikotomi do të qëndroj e hapur deri në datën 8 qershor.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




