E famshme për filmat e animuar, studio japoneze Ghibli nderohet me Palmën e Artë në Kanë

Kulturë | 2 vite më parë

E themeluar dhe bërë e famshme nga Hayao Miyazaki, studio legjendare japoneze e filmave të animacimuar, Ghibli u nderua të hënën (20 maj) me Palmën e Artë në Festivalin e Kanës.

Studio Ghibli u bë institucioni i parë që iu dha Palma e Artë e Nderit. Regjisori Goro Miyazaki, djali më i madh i Hayao Miyazaki, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve si përfaqësues i studios.

“Ky është një nder për të gjithë ata që i kanë dashur filmat tanë. Dua të falënderoj të gjithë fansat e Ghibli”, u shpreh ai.

Organizatori i festivalit të filmit tha se Ghibli” ka sjellë një erë të re në filmat e animuar gjatë katër dekadave të fundit që nga themelimi në vitin 1985.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme