Shfaqja ujore “Fous de Bassin”, spektakël dritash dhe ngjyrash në Liqenin e Tiranës

Kulturë | 2 vite më parë

Për herë të parë në vendin tonë u zhvillua shfaqja ujore “Fous de Bassin”, ku 15 artistë francezë performuan mbi ujin e liqenit artificial në kryeqytet. 

Me një infrastrukturë të posaçme, karusel, pista artistët nga trupa e teatrit francez llopotie dhuruan performanca dhe shfaqje akrobacie të cilat mahniten qytetarët shqiptarë të cilët ndoqën shfaqjen.

Për rreth 50 minuta qindra qytetarë shijuan performancat dhe magjinë e numrave të përgatitur.

Shfaqja “Fuos de Bassin” me herët është shfaqur në të gjithë botën nga Londra në Çikago, Sidney, Belgjikë dhe shumë vende të tjera teksa erdhi në Shqipëri në kuadër të programit të Javës Kulturore Franceze.

Shfaqja përfundoi me një spektakël fishekzjarrësh.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme