Edicioni i 22-të, artistë të nga të gjithë trevat,u bënë bashkë në “Sofrën Dardane”

Sociale | 3 vite më parë

Qindra artistë të ardhur nga të gjitha trevat shqiptarë u mblodhën në Sofrën Dardane, aktivitet i cili çeli siparin e edicionit ts 22-të në qytetin e Bajram Currit.

Grupet folklorike të Tropojës, Vlorës, Mallakastrës, Dibrës së Madhe, Çamërise, Gjakovës. Ansambli  Shteteror i Maqedonisë së Veriut, në çelje të aktiviteteve parakaluan në bulevardin kryesor të Bajram Currit nën tingujt e tupaneve, fyejve e veglave të tjera burimore.

“Sofra Dardane”, përkoi me ceremoninë e shpalljes kampion të ekipit të futbollit “Valbona e Tropojës” në kategorinë e dytë i cili u ngjit në kategorinë e parë. Për ekipin e futbollit u rezervua një pritje e veçantë, shoqëruar me performancën e artistëve, këngëve e valleve që mbushën stadiumin  në qendër të qytetit.

Kryetari i bashkisë Rexh Biberaj duke falenderuar grupet pjesmarrëse në sofrën dardane por edhe ekipin e futbollit të Valbonës për këtë arritje historike tha se Tropoja do të vijojë angazhimin e saj në përmirësimin e mëtejshëm për turizmin elitar i cili po shënon rritje mga viti në vit. Sofra Dardani do të vijojë edhe për dy netë të tjera ndërsa shënohen edhe dy ngjarje të rëndësishme për Tropojën.

Zbulimi i shtatorës të heroit kombëtar gjeneralit të UÇK Tabir Sinani ne qendër të qytetit të Bajram Currit por edhe celjes së sezonit turistik në Valbonë.

Gjatë vitit 2023, Tropoja u vizitua nga 150 mijë turistë vendaj e të juaj ndërsa këtë sezon pritet që numri i tyre të kalojë 200 mijë.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme