Dreka tradicionale e Pashkës, të përbashkëtat dhe të veçantat e drekës dropullite

Kulturë | 3 vite më parë

Banorët e Dropullit të Sipërm kultivojnë brez pas brezi jo vetëm ritet fetare për Ditën e Pashkës, por edhe gatimet tradicionale të drekës familjare.

Vezët e ngjyera me lëvozhgat e qepëve të kuqe që ditën e enjte apo supa e magjiricës, që konsumohet në mesnatë fill pas Ngjalljes së Krishtit, janë ndër preokupimet e para të amviseve.

Zonja Aleksandra Loli, mësuese veterane dhe veprimtare shoqërore, jep mendimin e saj për drekën tradicionale të Pashkës në Dropullin e Sipërm.

“Karakteristika kryesore e Dropullit të Sipërm është tepsia e madhe me gërshetën me zorrën e hollë dhe ëmbëlsirat e mbledhura gërshet dhe me trahananë e ëmbël. Në kohët e kaluara përdorej vetëm grurë i zier me sheqer brenda, kurse sot kemi lloj-lloj ëmbëlsirash,” shprehet mësuese Loli.

Kurse zonja Natasha Kuco flet për disa nga gatimet që përdoren në ditët e sotme në Dropullin e Sipërm.

“Fillimisht është mishi i qengjit ose kecit, në varësi të zgjedhjeve të secilit, i mbushur me pite tradicionale të zonës sonë, siç janë lakrori me lakra, spinaq. Të gjitha nikoqiret i lyejnë vezët që të enjten e madhe,” tregon mësuesja.

Zakonisht, dreka tradicionale e Pashkës konsumohet në familje, por gjatë viteve të fundit në shërbim të banorëve, në këtë ditë të bekuar, janë edhe restorantet apo tavernat e zonës së Dropullit.

Gazetar: Kristaq Xha

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme