Gjirokastër,shpallen fituesit e konkursit kombëtar “Fatos Baxhaku’’

Një vit pas shpalljes së konkursit të parë kombëtar “Fatos Baxhaku” me temën ”Media lokale për çështjet vendore”, nga Qendra Kulturore Mediatike “Antigonea, sot u organizua ceremonia e shpalljes së fituesve, ku çmimi i parë shkoi për gazetaren dhe korrespodenten e NEWS-24 Brikena Metaj.
“ Për mua është çmimi i parë që marr si gazetare.Jam e lumtur që nderohem me një çmim që mban emrin e të madhit Fatos Baxhaku. Ka qenë një model shumë i mirë për mua në punën time si gazetare. Nuk pretendoj ta arrij, por të ndjek rrugën e tij”- u shpreh Brikena
Me një çmim të posaçëm, atë të Karrieres, Qendra Kulturore Mediatike Antigonea nderoi edhe disa gazetarë me eksperiencë e kontribut në gazetarinë lokale si Ylli Musta, Habip Jashari, Vladimir Muçaj, Kaliopi Bici, Besim Dybeli, Hysen Likdisha e Yllka Ponde.
“Është një kënaqësi e veçantë që ndodhem mes kolegëve të të rinj e të vjetër, por dhjetëfish i privilegjuar që nderohem me çmimin që mban emrin e gazetarit Fatos Baxhaku. Ka qenë shembull miqësie dhe frymëzimi në punën tonë si gazetarë.”- u shpreh Vladimir Muçaj.
Organizatori i këtij eventi Ëngjëll Serjani tha se synohet që ky konkurs të kthehet në traditë.
U përcaktua kjo date, pikërisht 9 janari për zhvillimin e këtij eventi, pasi është data e lindjes së një prej gazetarëve më të admiruar nga lexuesi e publiku shqiptar, e kolegut tonë të dashur e të nderuar Fatos Baxhaku, emri i të cilit është në ballë të kësaj gare dhe të këtij konkursi. Modeli i gazetarisë nuk është mes nesh fizikisht, por e kemi të gjallë në reportazhet dhe dokumentarët që na ka lënë si trashëgimi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




