Dokumentarët e CMG -së për Makaon, dëshmi e një kulture dhe komunikimi të integruar

Dokumentarët e CMG -së për Makaon,dëshmi e një kulture dhe komunikimi të integruar
Makaoja, e përcaktuar nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) si “kryeqyteti i kuzhinës krijuese”, do të paraqesë shijen e vet për publikun në një dokumentar të madh 4K.
Ceremonia e premierës së dokumentarit “Shija e Makaos”, i prodhuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Rajoni i Posaçëm Administrativ i Maokaos, u organizua në Makao .

Kuzhina ka qenë gjithmonë një ndër elementet dalluese të ndërthurjes së kulturës kineze dhe kulturës perëndimore në Makao. Prapa ushqimeve të shijshme, të lidhura sidomos me kuzhinën portugeze dhe atë kantoneze, qëndron historia dhe kultura e veçantë e Makaos.
Kuzhina e Makaos është bërë një shembull i gjallë i shkëmbimeve dhe mësimeve të ndërsjella mes qytetërimeve të Lindjes e të Perëndimit dhe të integrimit harmonik të kulturave të ndryshme.
“Shija e Makaos” rrëfen historinë e lindjes dhe të zhvillimit të kuzhinës së Makaos, si dhe kulturën që qëndron në bazë të saj.
Presidenti i CMG-së Shen Haixiong shprehu shpresën se ky dokumentar do të luajë një rol aktiv në tejkalimin e ndikimit të pandemisë, ringjalljen e turizmit dhe promovimin e markave kulturore në Makao.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




