Alibali: Meta po përgatit partinë, si repart luftarak

Politikë | 2 vite më parë

 

Juristi Neritan Alibali deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi”  që Presidenti i PL-së, Ilir Meta me deklaratat e tij politike po i jep mesazhe mbështetëseve dhe partisë së tij, për mua u shpreh ai, Meta nuk po bënë sjelljen e një të marri por po bënë një sjellje politike.

Sipas z. Alibalit,  Meta përveccse bëri deklarata të forta kundrejtë SPAK sot, por bëri dhe deklarata që shkelnin etikën publike.

“Unë mendoj se SPAK nuk mund të intimidohet nga mënyra e sjelljes dhe deklaratat e z. Meta sikurse dhe vetë Meta e di që SPAK nuk intimidohet në këtë drejtim. Sjellja e Metës nuk është një sjellje e të marrit por është sjellje politike”, tha ai

Gjithashtu juristi Alibali argumentoi se Meta është ndjerë në presion dhe nga fakti që vula dhe logo zyrtare i kaloi Sali Berishës dhe z. Meta është thjesht kryetari i një partie opozitar.

“Nga ana tjetër z. Meta ka marr dhe një goditje tjetër politike që ka të bëjë me vulën dhe logon e PD-së që i kaluan z. Berisha. Fakti që Ilir Meta për Sali Berishën për dy palë zgjedhje ishte kryetari ‘de jure’ i koalicionit opozitar sepse Meta firmoste të gjithë listat e kandidatëve, komisionerve etj. Derisa u mor vula nga Berisha, Meta ishte një faktor i rëndësishëm i opozitës ndërsa tashmë ai është thjesht kryetar i një partie në opozitë”, tha ai.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme