Evis Kushi: Platformë digjitale për të njohur krimet e komunizmit

Politikë | 2 vite më parë

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka deklaruar në Kuvend se Instituti Kundër Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit duhet të bashkëpunojë me Autoritetin e Dosjeve për të informuar qytetarët, të rinjtë dhe të rejat për të kaluarën.

Sipas Kushit, është krijuar një platformë digjitale përmes së cilës të gjithë qytetarët mund të njihen me krimet e komunzmit dhe pasojat që ka lënë në shoqërinë shqiptare.

“Instituti Kundër Krimeve të Komunizmit duhet të punojë ngushtë me Autoritetin e Dosjeve dhe mes tyre të ketë një marrëveshje bashkëpunimi ku të konkretizohen, detyrat dhe përgjegjësitë.

Është krijuar një platformë digjitale; të mësojmë për të shkuarën e cila informon nxënësit, por edhe mësuesit, të rinjtë dhe të rejat, por edhe të interesuarit mbi ngjarjet dhe zbardh shumë të vërteta mbi periudhën e komunizmit“, theksoi Kushi.

Ajo vuri në dukje se për ta pasuruar këtë platformë duhet që ky dy institucionet e lartpërmendura duhet të bashkëpunojnë gjithashtu me Ministrinë e Arsimit, akademikët, dhe universitetet në vend.

“Për ta pasuruar këtë platformë mendoj se këto dy institucione duhet të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën për të informuar të rinjtë mbi gjithçka ka ndodhur në periudhën e komunizmit. Ky Institut duhet të bashkëpunojë edhe me Ministrinë e Arsimit pasi fokusi i këtij instituti duhet të jenë të rinjtë. Të bashkëpunojë me akademikët, me universitetet në mënyrë që i gjithë informacioni që i vihet në dispozicion qytetarëve, të rinjve dhe të rejave të jetë sa më i saktë dhe sa më i plotë“, u shpreh Kushi. 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme