Hungaria përkrah Shqipërinë, ministri hungarez në RTSH: Vendi është gati për BE

Europë | 2 vite më parë

Hungaria vlerëson se Shqipëria i ka bërë detyrat në raport me integrimin europian.

I ndodhur në Tiranë në kuadër të marrjes së presidencës 6-mujore të Këshillit Europian, Janos Boka, ministri hungarez për Çështjet Europiane, ishte edhe në mjediset e Radiotelevizionit publik Shqiptar, ku dha një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH 1.

“Hungaria e ka konsideruar gjithnjë zgjerimin si një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Europian, sepse ka një fuqi të madhe transformuese dhe i bën vendet si ato të BE-së, edhe të Ballkanit Perëndimor, më të forta dhe konkurruese. Ndaj është shumë e natyrshme që zgjerimi do të jetë një prej prioriteteve kryesore të Presidencës hungareze të BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm. Ne besojmë se ky entuziazëm i ri për zgjerimin do të ndihet kudo në Europë dhe po ashtu në vendet e Ballkanit Perëndimor. po ashtu shpresojmë të jemi asistues gjatë gjithë Presidencës sonë për vendet kandidate dhe ato potenciale kandidate, për t’i ndihmuar të bëjnë një hap përpara në proceset e tyre integruese,” deklaroi ministri Boka.

Ministri hungarez po ashtu siguroi se vendi i tij do të jetë në krah të Shqipërisë nëse të tjera vende do të nxjerrin pengesa.

“Mendoj se Shqipëria po i menaxhon marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë shumë të mençur dhe Presidenca hungareze nuk mund të përfshihet shumë në to. Por natyrisht, nëse ato kthehen në pengesë politike për fushën e anëtarësimit, Presidenca do të bëjë çfarë të mundet duke përdorur mjetet e saj politike në dispozicion për të ndihmuar vendet të tejkalojnë pengesat,” tha ministri i Hungarisë.

Hungaria, prej 1 korrikut deri më 31 Dhjetor, do të marrë drejtimin e Bashkimit Europian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme