Rezoluta e PS, Noka: Rama ktheu SPAK-un në organizatë kriminale, sot kërkon të shpallet “kalorësi anti-korrpsion”

Politikë | 2 vite më parë

Deputeti opozitar Flamur Noka ka akuzuar qeverinë se është përgjegjëse për rritjen e krimit dhe korrupsionit në këto 11 vite dhe sot kërkon që të luftojë këtë fenomen që “ka ushqyer me dorën e saj”.

Në Kuvend, Noka tha se rezoluta e PS për korrupsionin është parodi dhe fyerje që i bëhet Shqipërisë, ndërsa shtoi se Rama kërkon që sot të gradohet “si kalorësi anti-korrupsion”.

Noka nuk ka ndalur akuzat ndaj Altin Dumanit dhe SPAK duke i cilësuar si “organizatë kriminale”.

“Kjo qeveri e zhyti vendin në korrupsion dhe kërkon ta zgjidhë me një rezolutë, kjo është cinike dhe fyese. Edi Rama, përgjegjësi kryesor I hajdutërisë që ka pllakosur këtë vend dhe krimit që ka zënë prej fyti këtë vend, të na thotë me këtë palo rezolutë duhet të më gradoni si kalorësin e anti-korrupsionit. Nuk mund të këtë parodi më të madhe se kjo. Është e vështirë ta gjesh edhe në absurdin më të madh të letërsisë dhe nëpër filma Elisa. Ne si opozitë nuk e pranojmë dot këtë. Shqiptarët në 11 vite kanë kaluar një trauma të rëndë mendore dhe harruan 11 vite është shumë poshtërues, shqiptarët nuk fshijnë dot një dekadë dhimbje, vuajtje e krimi. Në këto 11 vite Rama ka pasur pushtete në çdo cep të këtij vendi dhe ka parë që Shqipëria në çdo raport kryeson vetëm për krim dhe korrupsion. Rama është I gatshëm të mohoj çdo njeri, por në këto 11 vite ke qenë përgjegjësi kryesor I gjithçkaje.  Ti Rama e ke shndërruar Dumanin në kamikaz që sulmon vetëm opozitën dhe kthyer “SKAP-in” në një organizatë kriminale”, tha Noka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme