Takimi me diasporën, Rama nesër me shqiptarët në Milano të Italisë

Politikë | 2 vite më parë

Qyteti i Milanos në Italisë do të jetë ndalesa e dytë e kryeministrit Edi Rama, në turin e takimeve me diasporën shqiptare.

Të dielën më 26 maj, shqiptarët që jetojnë dhe jetojnë në Itali do të kenë mundësinë të mblidhen së bashku në orën 11: 00 në takimin që do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arsizio”.

Sërish është zgjedhur një pallat sporti për mbledhjen e kryeministrit me shqiptarët e Italisë i cili mban rreth 4500 persona.

Ky është takimi i dytë i kryeministrit me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit pasi takimi i parë ishte ai në Greqi në 12 maj në pallatin e sportit “Galatsi”.

Por turi me diasporën do të vijojë edhe në muajin qershor me dy takime të tjera.

Në Londër më 2 qershor, Rama do të jetë me diasporën shqiptare në Britani, e për ta përmbyllur më pas me shqiptarët e Gjermanisë më 16 qershor në Dyseldorf. 

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme