Problemi më i madh për integrimin është lufta kundër korrupsionit

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar gjatë një interviste ekskluzive në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se problemi më i madh për integrimin e Shqipërisë, por edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është lufta kundër korrupsionit
Sipas saj, Sllovenia dhe Kroacia e kuptojnë rajonin.
“Ne jemi 2 vende që jemi në be. Japim njohuri dhe ndihmojnë, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë BE-në. Është detyra jonë tu kemi pjesë në familjes evropiane. Hyrja në BE do të thotë shumë edhe për ekonominë e vendeve të cilat anëtarësohen. Rruga është e gjatë, por të dy palët duhen parë në pasqyrë. Duhen përpjekje të mëdha nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi ecën ngadalë sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik. Është e vështirë për të negociuar, por jo e pamundur. Problemi më i madh është korrupsioni. Asnjë vend nuk është imun ndaj korrupsionit. Edhe në vendin tim është problem. Kam dëgjuar se keni një trup të fortë gjykuese dhe njerëzit po besojnë. Ky është një hap i madh përpara.”, tha Musar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




