Beqiri: 43 kriminelët më të kërkuar në Shqipëri i ka futur Meta me pasaportë diplomatike

Politikë | 2 vite më parë

I ftuar në 3D avokati Idajet Beqiri edhe një herë ka sulmuar ashpër ish presidentin e vendit Ilir Meta, aktualisht  presidenti i Partisë së Lirisë në opozitë.

“43 kriminelët më të kërkuar në Shqipëri i ka pasiur Meta  me pasaportë diplomatike kur ka qenë ministër i jashtëm” tha zoti Beqiri. “Ka dosje për këtë” tha ai.

Ndërkaq avokat Beqiri tha se njerëz nga bota e krimit po tregojnë shenja pendese dhe se pritet të bashkëpunojnë me drejtësinë. ” Do të dëgjojmë xhevahire nga këta ushtarë, krahu i armatosur i politikës ” tha ai.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme